​Takimi Chelsea – Real Madrid, formacionet e mundshme

​Takimi Chelsea – Real Madrid, formacionet e mundshme

Me fillim nga ora 21:00 zhvillohet ndeshja e kthimit e gjysmëfinales së dytë të Ligës së Kampionëve, ku Chelsea pret në “Stamford Bridge” gjigantin spanjoll Real Madridin.

Në ndeshjen e parë, të dy skuadrat dolën pa fitore nga stadiumi “Alfredo Di Stefano”, 1:1, me golat nga Christian Pulisic të Chelsea, e Karim Benzema të Real Madridit.

Të dy skuadrat rikthehen në këtë ndeshje nga fitoret në ligat e tyre përkatëse, ku Chelsea mposhti Fulham 2:0, ndërsa Real Madridi me rezultat të njëjtë korri fitore kundër Osasunas në ligën spanjolle të futbollit.

Për ndeshjen e sotme, trajneri Thomas Tuchel nuk mund të llogarisë në shërbimet e mesfushorit kroat Mateo Kovaçiç, ndërsa për Zidanen e Realit nuk do të paraqiten Dani Carvajal, Lucas Vasquez dhe Raphael Varane.

Kujtojmë që fituesi i kësaj ndeshje do të takohet në finale me skuadrën angleze Manchester City.

Formacionet e mundshme:

Chelsea (3-4-2-1): Mendy; Silva, Rudiger, Christensen; Azpilicueta, Jorginho, Kante, Chilwell; Mount, Pulisic; Havertz

Real Madrid (4-3-3): Courtois; Odriozola, Militao, Nacho, Mendy; Casemiro, Kroos, Modric; Asensio, Benzema, Vinicius Jr.

Related Articles