Vaksinat kundër COVID që administrohen në Kosovës qoftë Pfizer apo edhe AstraZenenca janë shumë të sigurta, prandaj gratë shtatzëna apo edhe nënat gjidhënëse duhet të vaksinohen pasi imunizimi rrit edhe imunitetin e foshnjave.
Kështu ka thënë specialistja e mjekësisë familjare, Drita Lumi gjatë një bashkëbisedimi me temën “Ndikimi i vaksinës COVID-19 në gjidhënie” i organizuar nga UNICEF në kuadër shënimit të Javës së Gjidhënies”, teksa shtoi se pandemia ka ndikuar shumë në planifikimin familjar, por në theks të veçantë edhe në aspektin e gjidhënies.
Sipas saj bazuar në të dhënat e Organizatës Botërore të Shëndetësisë të gjitha nënat që janë me COVID-19 apo edhe janë rast kontakti nuk duhet të ndërpresin qumështin e gjirit për foshnjat, pasi dëmet janë më të mëdha nga mosushqyerja me gji sesa infektimi me COVID-19.
“COVID-19 ka qenë një sfidë gjithsesi ka prekur të gjitha kategoritë por në këtë rast kategoritë vunarabile me të vërtet janë cenuar në radhë të parë sepse në fillimin e pandemisë gjitha shërbime u ndërprenë shërbime t vizitave në shtëpi i filluam përmes telefonave apo online dhe gjithsesi edhe pse janë shërbime esenciale u detyruam për shkak të rrethanave…21’22″
“Unë kam informata që mjaftë gra e kanë shtyrë shtazanin përkundër asaj që kanë planifikuar me paraqitjen e pandemisë faktikisht planifikimi i tyre për shtatzëni është shtyrë pra kaq ndikim të madh ka qenë….Nëse iu referohemi të dhënave të OBSH-së nga hulumtimet shkencore të cilat janë bazuar në evidence dhe fakte shkencore lirisht mund të themi se një nënë e që janë disa kategori një nënë që dyshohet për COVID, nëna e cila ka COVID, dhe ajo e cila ka pasur kontakt me COVID, pra janë tri momente këtu në të gjitha këto momente rekomandimet që asnjë mënyrë nëna të mos ndahet nga fëmija i saj. Sepse nëse i krahasojmë përfitimet dhe dëmet del që dëmi nga mosushqyerja me gji është shumë më i madh sesa nëse fëmija e fiton COVID-in nga një nënë gjidhënse”, u shpreh specialistja e mjekësisë familjare.
Specialistja e Mjekësisë Familjare, Drita Lumi tha se të gjitha shtatzënat por edhe nënat gjidhënëse duhet t’i nënshtrohen procesit të vaksinimit kundër COVID-19.
Ajo tutje tregoi se vaksinat anti-COVID rrisin imunitetin te të posalindurit.
“Sa i përket vaksinës tashmë kjo temë është mjaftë e nxehtë dhe ka shumë brenga sepse e kam parë që ka dilemë në mes profesionistëve shëndetësor por nëse iu referohemi të dhënave të OBSH që është e bazuar në fakte shkencore dhe evidenca atëherë vaksina COVID-19 është shumë e sigurt dhe duhet të jepen dy doza varësisht se në cilat janë të gjestacionit është nëna, atëherë varet terminin për dozës a do ta zë para apo pas lindjes por orari për marrjen e vaksinave duhet të respektohet”
“Inkurajoj të gjitha nënat dhe gjitha gratë shtatzëna që të vazhdojnë me programin e rregullt të vaksinave edhe një element meqenëse jemi në pesë ditët e shënimit të gjidhënies duhet të kemi parasysh se një nënë e cila ka marr vaksinën apo e ka kaluar COVID-in gjatë shtatzënisë në qumështin e saj do gjendet një imuno-globulinë A e cila patjetër do ta rris imunitetin tek një foshnje që thith gjirin e nënën që ka kaluar COVID-in apo është vaksinuar. Të gjitha të dhënat e OBSH-së tregojnë që COVID-I nuk mund të transmetohet përmes qumështit të nënës”, theksoi Lumi.
Lumi ka treguar efektet pozitive të të ushqyerit me qumështi të gjirit. Ndërsa tha se në Kosovë vetëm 29% e nënave ushqejnë fëmijët me qumësht gjiri.
“Qumështi i nënës përmban materie gjegjësisht substance që rrisin imunitetin e foshnjave dhe ta zbërthej sa i përket të menduarit të një foshnje dhe zhvillimit të trurit. Gjithashtu një nënë e cila ushqen fëmijën e saj me qumësht gjiri do jetë e sigurt që fëmija e saj do e ruaj temperaturën trupore nuk do bie në hipotermi apo temperaturë të ulët e cila drejtpërdrejte rrezikon jetën e fëmijëve nuk po them vetëm shëndetin por edhe jetën”
“Ajo nën që ushqen me qumësht gjiri do jetë e sigurt se qumështi i gjirit do ta rregulloj edhe nivelin e sheqerit në gjakun e foshnjës së saj sepse hipertermia apo niveli i ulët i sheqerit në gjak ashtu si hipertermia e rrezikon drejtpërdrejtë jetën e një foshnje të porsalindur….06\50 Vetëm, 29 % e nënave ushqejnë fëmijët e tyre fillojnë orën e parë gjidhënien dhe për 6 muajt e parë kur rekomandohet gjidhënie ekskluzive vetëm me gji as ujë as çaj, kjo ekskluzive nënkupton vetëm qumësht gjiri”, tha ajo.
Specialistja e mjekësisë familjare, Drita Lumi ka rekomanduar tek të gjitha nënat që edhe nëse janë të infektuara me COVID-19 të vazhdojnë procesin e gjidhënies./KP