Sot shënohet 25-vjetori i Ditës së Çlirimit të Kosovës, raporton Gazeta “Enigma”.
Për nder të kësaj dite Kuvendi i Kosovës sot mban seancë.
Gjithashtu është parashikuar që sot Forca e Sigurisë së Kosovës të bëj një parakalim me rreth 1500 pjesëtarë të FSK-së me armatim të paparë.
Në këtë parakalim marrin pjesë krerët e shtetit, deputet e ministria, si dhe personalitete të ftuar.
Fushata bombarduese e NATO-s, që zgjati 78 ditë, përfundoi më 10 qershor 1999, pas miratimit të Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB), me kapitullimin e Serbisë dhe tërheqjen e forcave të saj nga Kosova.