Shërbimi Spitalor, Klinik dhe Universitar i Kosovës ka njoftuar se 1139 pacientë janë duke u trajtuar në klinikat për COVID-19 në QKUK dhe në spitalet rajonale.
Sipas njoftimit të ShSKUK-së, 1051 janë të konfirmuar pozitiv me koronavirus.
952 janë me oksigjenoterapi, teksa 55 në gjendje të rëndë shëndetësore.