1 milion vaksina për Ballkanin Perëndimor

1 milion vaksina për Ballkanin Perëndimor

Në Vjenë të Austrisë ka përfunduar Samiti për Ballkanin Perëndimor, ku pjesëmarrës ishte edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.



Kancelari austriak, Sebastian Kurz ka thënë se Ballkani Perëndimor do të ndihmohet me 1 milion vaksina antiCOVID-19, duke shtuar se “ne jemi të sigurt vetëm kur të gjitha vendet janë të sigurta”.

“Ne kemi dërguar mbi 600 mijë doza për Ballkanin Perëndimor. Dhe si Republikë e Austrisë duam të japim një kontribut duke i vënë në dispozicion 1 milion doza të vaksinës. Do të dërgojmë 1 milion për të mbështetur në luftën kundër pandemisë”, ka thënë ai.

Ndërsa, tema kryesore e këtij samiti ishte lufta e përbashkët kundër migrimit ilegal si dhe perspektiva evropiane e Ballkanit Perëndimor por edhe lufta ndaj pandemisë.

Ndryshe, pjesëmarrës në këtë ngjarje ishin përfaqësuesi special i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, Belinda Belluku nga Qeveria e Shqipërisë, kryeministri i Malit të Zi, Zdravko Krivokapiq, kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, Zoran Tegeltija nga Bosnja dhe Hercegovina dhe kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq.

Related Articles