Në 24 orët e fundit në Kosovë janë administruar 10 mijë e 185 doza të vaksinave Anti-COVID, raporton Gazeta Enigma.
Kështu është bërë e ditur nga Ministria e Shëndetësisë.
Nga MSH është thënë se deri tani në vend janë administruar 1 milion e 507 mijë e 657 vaksina.
832 mijë e 75 persona janë vaksinuar me dozën e parë të vaksinës.
“Në 24 orët e fundit janë dhënë 10.185 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.507.657 doza të vaksinës. Deri më sot 675.582 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë. Nga 2.355 testime, 17 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19”, është bërë e ditur nga Ministria e Shëndetësisë./Gazeta Enigma.