10 viktima nga COVID dhe mbi 600 raste të reja me COVID në Shqipëri

10 viktima nga COVID dhe mbi 600 raste të reja me COVID në Shqipëri

Vijon të jetë problematike situata si pasojë e pandemisë në Shqipëri.

Ministria e Shëndetësisë ka raportuar se sot 609 qytetarë janë infektuar me Covid, nga 3,598 testime të kryera.

Fatkeqësisht në 24 orët e fundit anë humbur jetën 10 qytetarë.

Viktimat janë: Një qytetar 66 vjeç nga Bulqiza, një qytetar 69 vjeç nga Fushë- Kruja, katër qytetarë nga Tirana 71 -77 vjeç,  dy qytetarë nga Elbasani 71 dhe 72 vjeç, një qytetar nga Fieri 74 vjeç, një qytetar nga Korça 82 vjeç.

Janë 7,804 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 159 pacientë, nga të cilët 20 janë në gjendje më të rënduar.

Janë shëruar 642 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 186,909 që nga fillimi i epidemisë.10 viktima nga COVID

Related Articles