Aksident në autostradën Prishtinë-Ferizaj

Një aksident trafiku i ndodhur në autostradën Prishtinë-Ferizaj mes tri automjeteve, ka lënë tre persona të lënduar.

Aktualisht rruga në këtë lokacion është e mbyllur, kështu kanë konfirmuar nga policia për Gazetën Enigma.

“Po është shkaktuar një aksident trafiku në autostradën, Ferizaj- Prishtine, ku të përfshira janë 3 automjete, dhe deri tani raportohet për 3 persona të lënduar. Rruga në këtë lokacion është e mbyllur deri të kryhet vendshikimi nga ekipet kompetente”, ka thënë tha policia për Gazetën Enigma.

Related Articles