100 pacientë me kancer të infektuar me COVID-19, kjo është gjendja e tyre

100 pacientë me kancer të infektuar me COVID-19, kjo është gjendja e tyre

Prej fillimit të pandemisë me Covid-19,  mbi 1 mijë persona që vuajnë nga kanceri kanë qenë të infektuar nga Coronavirusi në Kosovë.

Megjithatë, asnjë rast nuk ka përfunduar me vdekje.

Drejtori i Institutit Onkologjik të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, Ilir Kurtishi , tha se për momentin janë 100 janë raste aktive.

“Numër të saktë të tyre nuk kemi, por është numër i madh i pacientëve me kancer që e kanë kalu Covidin në këtë vit, dhe në vitin të kalum, mund të kaloj shifrën ndoshta mbi 1 mijë persona ose 1200, e aktiv për momentin e kemi informatën se janë 100 prej tyre”, tha Kurtishi, për FrontOnline.

Kurtishi theksoi se pacientëve të infektuar i është pezullu mjekimi onkologjikë.

“Shumica e pacientëve që janë me kancer dhe në trajtim me kimioterapi, e kanë ndal, pezullu mjekimin onkologjik dhe janë duke u trajtu në mënyrë ambulatore dhe raste të vogla janë duke u hospitalizu”, tha ai.

Mungesë të barnave ka pasur, mirëpo sipas Kurtishit, kjo ka ndodh pasi kishte mungesë të buxhetit.

“Jo mungesë të barnave jemi në procedurë të korrigjimit, pasi që ka pas një mungesë të buxhetit dy tri javët e kalume, tanimë shumica e ilaçeve janë, ka mbet vetëm edhe dy tri ilaçe derisa të sjellin këto ditë. Gjendja e tyre është e mirë, me disa vështirësi të vogla por gati shumica e kanë kalu pa ndonjë komplikim serioz”, tha ai.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike i Kosovës gjatë ditës së martë raportoi për 13 raste të vdekjes.

Në këtë datë, raste të reja të infektimit janë evidentuar 1.901.

Related Articles