107 milionë euro fitim të pastër në 11 muaj për bankat kosovare

107 milionë euro fitim të pastër në 11 muaj për bankat kosovare

Më shumë se 107 milionë euro është profiti i pastër neto i bankave komerciale që operojnë në vendin tonë vetëm gjatë periudhës janar- nëntor 2021.



Në raportin e fundit të Bankës Qendrore të Kosovës (BQK) thuhet se gjatë periudhës janar-nëntor 2021 të hyrat e bankave ishin 292,5 milionë euro, shpenzimet totale 184,9, deri sa fitimi i pastër net 107.5 milionë euro, deri sa në periudhën e njëjtë të vitit paraprak ishte dukshëm më i ulët 70,8 milionë euro.

Gjatë kësaj periudhë kohore me fitim rekord parfumuan edhe Institucionet Mikrofiannciare, ku sipas BQK-së fitimi i pastër i tyre vetëm për 11 muaj ishte  12.9 milionë euro, deri sa vitin paraprak e kishin mbyllur me 1,1 milionë euro humbje.

Edhe kompanitë e sigurimeve që operojnë në vendin tonë gjatë periudhës janar-nëntor 2021 e kanë përmbyllur më 5,9 milionë euro fitim, deri sa në periudhën e njëjtë të vitit paraprak kishin regjistruar një profit prej 4,9 milionë euro.

Përndryshe, bankat komerciale në Kosovë kanë 3506 të punësuar, ku nga gjithsej 11 banka komerciale që operojnë në vend, 9 prej tyre janë me kapital të huaj dhe dy me kapital vendor./Gazeta “Enigma”/

Related Articles