11 të arrestuar për kontrabandë në Mitrovicë e Shtërpcë

11 të arrestuar për kontrabandë në Mitrovicë e Shtërpcë

11 persona janë arrestuar sot në një aksion kundër kontrabandës që është organizuar nga policia në regjionin e Ferizajt dhe Mitrovicës së Veriut, raporton Gazeta Enigma.

“Sot me datën 08.04.2022, është realizuar plani operative, në kuadër të të cilit Departamenti i Policisë Kufitare dhe Doganën e Kosovës, ka kryer kontroll në katër lokacione (tre në komunën e Shtërpcës dhe një në komunën Mitrovicë Veri) dhe ka ndaluar, kontrolluar katër automjete me të cilat dyshohej se bëhej transport, gjegjësisht tregti e ndaluar dhe kontrabandë” thuhet në njoftimin e policisë.

Tutje, thuhet se në këto lokacione është konfiskuar një sasi e konsiderueshme e mallërave komerciale pa dokumentacion përkatës edhe janë sekuestruar tri automjete.

“Gjate kontrollit në këto katër lokacione dhe në automjetet e ndaluara është gjetur një sasi e konsiderueshme e mallit komercial (gjera ushqimore, pije alkoolike, duhan etj.) mall i kontrabanduar pa dokumentacion përkatës. Në konsultim me Prokurorin e Shteti, malli është konfiskuar nga Dogana e Kosovës dhe janë arrestuar njëmbëdhjetë meshkuj kosovarë nën dyshimin se merreshin me tregti të ndaluar dhe janë sekuestruar tri automjete”, thuhet në komunikatën e Policisë.

Related Articles