11 persona kanë mbetur të lënduar, si pasojë e një aksidenti trafiku të ndodhur pak më parë, në fshatin Prilep të Deçanit.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova, i cili bëri të ditur se në aksident janë përfshirë tri vetura.
Siç tha tutje ai, të lënduarit janë dërguar në Spitalin Rajonal në Pejë për trajtim mjekësor.
