I dërguari i Mbretërisë së Bashkuar me video-mesazh pas vizitës, tregon përshtypjet për Kosovën

I dërguari i Mbretërisë së Bashkuar me video-mesazh pas vizitës, tregon përshtypjet për Kosovën

I dërguari i Britanisë së Madhe për Ballkanin Perëndimor, Stuart Peach gjatë të enjtes ishte për vizitë në Kosovë, ndërsa pas përfundimit të vizitës së tij ai ka publikuar një video me përshtypjet e tij se si ka ndryshuar Kosova që nga vizita e tij e parë në vitin 2000.

Peach përmes këtij video-mesazhi thekson se Kosova gjithmonë ka qenë një vend i veçantë për të dhe se Mbretëria e Bashkuar do të vazhdojë të jetë një partner i palëkundur për Kosovën.

Ai më tej thotë se ka ende shumë punë tu bërë, por Kosova duhet të jetë krenare për shumë gjëra.

“Në një kohë të shkurtër Kosova është shndërruar në një demokraci që funksionin mirë, drejt integrimeve euro-atlantike dhe është duke marr hapa të rëndësishëm të ndalojë korrupsionin dhe të fuqizojë sundimin e ligjit”, thekson ai.

Related Articles