Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, ka informuar se në 24 orët e fundit janë shënuar 12 raste të vdekjes dhe 410 raste të reja të infeksionit, raporton Gazeta “Enigma”.
Po ashtu janë dhënë 22.671 doza të vaksinës kundër COVID-19.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.089.615 doza të vaksinës.
Deri më sot 385.297 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
Sot janë shëruar 1.732 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 140.682.
Në total numri i rasteve aktive është 14.501.