Ballkani në epërsi të tre golave, Prishtina dhe Ulpiana pa gola pas pjesës së parë

Ballkani në epërsi të tre golave, Prishtina dhe Ulpiana pa gola pas pjesës së parë

Kanë përfunduar pjesët e para në dy ndeshjet e Superligës së Kosovës.

Ballkani është në avantazh ndaj Feronikelit me rezultat 3 me 0.

Ishte një pjesë e parë totalisht e dominuar nga skuadra e Ilir Dajës.

Armend Thaqi, Meriton Korenica dhe Blend Baftiu shënuan golat për klubin nga Suhareka.

Në nëdeshjen tjetër, Prishtina dhe Ulpiana po luajnë pa gola 0 me 0. Skuadra e Ulpianës ishte më kërkuese në këtë pjesë duke rrezikuar më shumë se kryeqytetasit.

Mbetet të shihet sesi do të rrjedhin gjërat në pjesën e dytë.

/Gazeta Enigma/

Related Articles