13 pacientë në gjendje të rëndë në Infektivë, 75 në oksigjeno-terapi

13 pacientë në gjendje të rëndë në Infektivë, 75 në oksigjeno-terapi

Në Klinikën Infektive aktualisht janë të hospitalizuar 75 pacientë të prekur me COVID-19.

Ushtruesi i detyrës së drejtorit të Klinikës Infektive, Arben Vishaj tha se 13 pacientë janë në gjendje të rëndë shëndetësore.

“Në klinikën Infektive janë duke u trajtuar aktualisht 75 pacientë, kurse 13 pacientë janë në gjendje të rënd shëndetësore”, shtoi Vishaj.

Vishaj njoftoi se 70 pacientë janë më oksigjeno-terapi në këtë klinikë nga CoronaVirusi.

“Në këtë klinikë momentalisht janë edhe 25 shtretër të lirë për personat e prekur me COVID-19, ndërsa 70 pacientë janë në oksigjeno-terapi”, tha ai.

Vishaj tha se nga të gjithë pacientët e prekur me COVID, në këtë klinikë vetëm 25 prej tyre janë te vaksinuar.

“Numri gjithsej i të vaksinuarve në këtë klinikë është 25 ku prej tyre 15 pacientë janë më një dozë të vaksinës antiCovid dhe 10 të tjerë janë me dy doza”, tha  Vishaj.

Related Articles