Ministria e Shëndetësisë bën të ditur se 13 është në total numri i rasteve aktive me coronavirus në Kosovë.
MSH njofton se në 24 orët e kaluara janë shënuar dy raste pozitive, ndërkaq janë shëruar tre persona.
Të vaksinuar brenda 24 orëve janë 17 persona, ndërkaq nga fillimi i procesit janë administruar 1,836,413 doza të vaksinës.