Prokuroria Themelore në Pejë të hënën do të kërkojë 30 ditë paraburgim ndaj 13 të arrestuarve për bixhoz në Deçan.
“Prokurori i shtetit do të parashtrojë kërkesë për caktim të paraburgimit ndaj 13 personave që janë ndaluar, dhe brenda afatit do të parashtrohet kërkesa në gjykatë, është marrë edhe aktvendim për fillimin e hetimeve për veprën penale organizim i skemave piramidale dhe bixhozit të kundërligjshëm”, tha zëdhënësi i Prokurorisë në Pejë, Shkodran Nikçi.