13 të vdekur nga një aksident me tren në qendër të Meksikës

13 të vdekur nga një aksident me tren në qendër të Meksikës

Autoritetet meksikane kanë filluar një operacion të shpëtimit, pasi një pjesë e një mbikalimi hekurudhor në kryeqytetin meksikan, Mexico City, u shemb të hënën në mbrëmje. Së paku 13 persona vdiqën dhe rreth 70 u lënduan, bënë të ditur zyrtarët e këtij vendi.

Nga pamjet e publikuara në televizionet lokale dhe në rrjetet sociale shihen vagonët e mbetur pezull.

Kryetarja e qytetit, Claudia Sheinbaum, tha se u shemb një tra, duke e shkaktuar edhe shembjen e mbikalimit, duke njoftuar se 34 persona janë dërguar në spital.

“Puna në operacionin e shpëtimit u ndërpre për pak kohë në mesnatë, sepse vagonët e mbetur pezull mund të binin në tokë dhe u desh të merrej një vinç. Brenda trenit të aksidentuar ende ka njerëz të ngujuar, ndonëse nuk dihet se a janë të gjallë”, tha kryetarja Sheinbaum.

Aksidenti ndodhi rreth orës 22 e 30 sipas kohës lokale. Kjo linjë hekurudhore ishte hapur vetëm para nëntë vjetësh, shkruan The Guardian

Related Articles