Mbi 7 mijë raste aktive me COVID-19 në Kosovë

Mbi 7 mijë raste aktive me COVID-19 në Kosovë

Sipas Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës që nga shkurti i vitit të kaluar janë kryer mbi 541 mijë teste, ndërsa janë infektuar mbi 105 mijë persona me COVID-19.

Nga të gjithë të infektuarit, 2 mijë e 187 ndërruan jetë, kurse 95 mijë e 446 të tjerë arritën të shërohen nga ky virus.

Aktualisht, në vend janë edhe 7 mijë e 983 raste aktive me COVID-19.

Ndërsa, vetëm 24 mijë qytetarë kanë marrë vaksinën antiCOVID.

/Gazeta Enigma/.

Related Articles