Fotografive të para njëqind vjetëve u rikthehen ngjyrat

Fotografive të para njëqind vjetëve u rikthehen ngjyrat

Është e vështirë të imagjinohet se si ishte bota 100 vjet më parë, por për fat të mirë koloristi Tom Marshall është këtu për të ndihmuar.

Duke shkruar në Bored Panda, ai shpjegoi se fotografi i tij i preferuar ishte Lewis Hine, i cili dokumentoi varfërinë e fëmijëve në Amerikë dhe puna e të cilit si sociolog përfundimisht çoi në ndryshimin e ligjeve të punës së fëmijëve në ShBA.

Duke përdorur fotot nga Biblioteka e Kongresit të ShBA-së, Tom shtoi ngjyra në mënyrë digjitale dhe prezantoi fotografitë e së kaluarës me gjithë lavdinë e tyre:

Johnnie nëntëvjeçar dhe shefi i çuditshëm (Dunbar, Luiziana, Mars 1911)

Michael McNelis, dhe gazetari tetëvjeçar

Jennie Camillo, një mbledhëse boronicash tetëvjeçare (Pemberton, New Jersey, 1910)

Gazetari dymbëdhjetëvjeçar Hyman Alpert, i cili kishte shitur gazeta që kur ishte nëntë vjeç (New Haven, Connecticut, Mars 1909)

Punëtorët e rrobave Katrina De Cato (6), Franco Brezoo (11) Maria Attreo (12) dhe motra e saj Mattie Attreo (5) në orën 16:00 (Nju Jork, 26 janar 1910)

Gazetari njëmbëdhjetëvjeçar Roland (Newark, Nju Xhersi)

Një nga të paprivilegjuarit (Hull House, Çikago 1910)

Fotot mund të gjenden të ekspozuara në Bibliotekën e Kongresit në ShBA.

Related Articles