133 zyrtarë policorë vazhdojnë të mbajnë pozita ku kërkohet gradë më e lartë se ajo që e kanë

133 zyrtarë policorë vazhdojnë të mbajnë pozita ku kërkohet gradë më e lartë se ajo që e kanë

Mbi 130 zyrtarë të Policisë së Kosovë vazhdojnë të jenë në pozita ku kërkohet gradë më e lartë se ajo që e kanë.

Zyra Kombëtare e Auditimit ka bërë të ditur se ky numër i stafit policor është i sistemuar në pozita të punës pa e plotësuar kriterin e gradës që e kërkon ajo pozitë sipas strukturës organizative.

Në raportin e ZKA-së thuhet se numri janë gjithsej 133 zyrtarë policorë, numër ky që është zvogëluar nga viti i kaluar.

“Sipas të dhënave nga njësia e personelit, 133 zyrtarë policorë vazhdojnë të mbeten të sistemuar në pozita ku kërkohet gradë më e lartë se sa grada që aktualisht e kishin arritur të punësuarit përmes procesit të rregullt të gradimit. Në raport me vitin paraprak numri i zyrtarëve është zvogëluar nga 193 në 133”, thuhet në raport.

Sipas Auditorit, Policia e Kosovës është në fazën e përgatitjeve për shpalljen e konkursit për procesin e gradimit, i cili konkurs është ndikuar nga struktura organizative e policisë e cila ka qenë në plotësim-ndryshim.

ZKA vlerëson se sistemimi i stafit në pozita që nuk janë në përputhje me gradën adekuate mund të ndikojë që pozitat e punës të ushtrohen nga persona me mungesë të kompetencës profesionale.

Related Articles