14 të vdekur nga COVID-19 në Kosovë, bie numri i rasteve të reja

14 persona kanë vdekur si pasojë e COVID-19 gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë.

Gjatë kësaj kohe janë regjistruar edhe 277 raste të reja të infektuara me këtë virus, nga testimi i 2 mijë e 47 mostrave.

Ndërsa, numri i përgjithshëm i rasteve pozitive është 101.794 raste nga 502.159 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 2.086 raste të vdekjes.

Këtë e ka bërë të ditur Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik, duke kërkuar nga qytetarët që të kenë kujdes të shtuar.

411 TË SHËRUAR DHE 277 RASTE ME COVID-19!Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në…Posted by Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës on Monday, April 19, 2021

Related Articles