Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik, ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit 14 persona kanë humbur jetën si pasojë e COVID-19.
Nga 3090 mostra, 442 prej tyre kanë rezultuar pozitiv me koronavirus, ndërsa janë shëruar 957 pacientë.
Ndërsa, numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 88.380 raste, kurse numri i rasteve aktive është 11.756.
Tutje, IKSHPK-ja iu ka bërë apel qytetarëve për kujdes të shtuar.