14-vjeçari gjuan sprej në klasën e një shkolle fillore në Prishtinë, ngrit shqetësime te stafi dhe nxënësit

14-vjeçari gjuan sprej në klasën e një shkolle fillore në Prishtinë, ngrit shqetësime te stafi dhe nxënësit

Gjatë orarit mësimor, në njërën nga shkollat fillore në Prishtinë, dikush ka hedhur një sprej përmes dritares, çka ka ngritur shqetësim te stafi por edhe te nxënësit, raporton Sinjali.

Burimet e Sinjalit bëjnë me dije se bëhet fjalë për shkollën “Zenel Hajdini”, nga e cila është njoftuar Policia për një incident që ndodhi dje, rreth orës 12:00.

Stafi i shkollës u detyrua që ta njoftojë Policinë, me ç’rast një njësi ka dalë në vendin e ngjarjes, ku është tërhequr sprejin dhe është marrë një deklaratë nga menaxhmenti.

Sinjali mëson se për shkak të sprejit, disa nxënës nuk janë ndier mirë, por që fatmirësisht nuk ka persona të lënduar.

Lidhur me rastin, pas një kohe të shkurtër, Policia ka arritur të identifikojë të dyshuarin, një 14-vjeçar, i cili është shoqëruar në stacion policor, ku është intervistuar dhe më pas është ndaluar.

Related Articles