Sonte “Beteja” e parë e finales mes Pejës dhe Trepçës

Sonte “Beteja” e parë e finales mes Pejës dhe Trepçës

Sonte do të zhvillohet ndeshja e parë e serisë së finales së “PlayOff-it” në kuadër të Superligës së Kosovës në basketboll.

Duke filluar nga ora 20:00,palestra “Minatori” në Mitrovicë do të jetë nikoqire e ndeshjes së parë të finales së “PlayOff-it” mes Trepçës dhe Pejës.

Për ta siguruar finalen, Trepça e eliminoi Sigal Prishtinën duke triumfuar 3:2 në seri, krahas Pejës e cila e eliminoi Yllin duke e mposhtur 3:1 në ndeshje.

Ndeshja e parë e serisë së finaleve do të zhvillohet në Mitrovicë, ndërsa skuadra që regjistron tre fitore e para shpallet kampione e Kosovës.

Related Articles