Të gjithë përballen me sfida dhe pakënaqësi në vendin e punës. Por nganjëherë kjo fillon e zgjatet, kur secila ditë fillon me palumturi, vetëm për shkakun e punës. Ka punonjës që nuk dijnë se prej nga vjen lumturia e tyre, andaj ne po jua sjellim 15 shenjat që tregojnë që në të vërtetë ju po e urreni punën.
Keni ankth në fund të fundjavës
Nëse e gjeni vetën që filloni duke u stresuar dhe të keni ankth kur e hëna është po afrohet, atëherë kjo është një shenjë e pakënaqësisë në punë. Ndonjëherë stresi në fund të fundjavës lidhet me organizimin, dhe nëse ju duket kështu, një mënyrë e shkëlqyer për të lehtësuar ankthin tuaj për javën e ardhshme të punës është të përdorni të dielën pasdite ose herët në mbrëmje për t’u përgatitur për javën e ardhshme.
Keni sëmundje të reja fizike
Nëse po përjetoni gjatë gjithë kohës dhimbje të kokoës dhe dhimbje të tjera, atëherë është koha të mendoni për prejardhjen e atyre dhimbjeve. Nëse është nga puna, atëherë duhet të mendoni seriozisht se cfarë po jua shkakton se si mund ta tejkaloni.
Keni mungesë të motivimit
Edhe mungesa e motivimi është një arsye tjetër që ju bën të palumtur në punë. Reflektoni për atë që ju pëlqen më shumë në punë, si llojet e projekteve për të cilat emocionoheni. Për shembull, nëse ka disa detyra për të cilat preferoni të punoni, diskutoni ato me udhëheqësin ose menaxherin e ekipit tuaj për të bashkëpunuar në mënyrat se si mund të kryeni më shumë nga këto lloje të detyrave.
Produktiviteti juaj ka rënë gjatë kohës
Nëse vëreni rënie në produktivitetin tuaj për shkak të pakënaqësisë në punë, provoni të komunikoni me menaxherët për aspektet e rutinës suaj, detyrave ose mjedisit që mund t’i ndryshoni për të mbështetur produktivitetin tuaj! Megjithatë, nëse produktiviteti juaj ka rënë për shkak të një vendi pune toksik, mund të jetë koha të mendoni të gjeni një mjedis më pozitiv.
E gjeni veten duke folur keq për punën
Kur flisni për punën tuaj, kushtojini vëmendje mënyrës se si e përshkruani vendin tuaj të punës. Nëse e gjeni veten duke diskutuar gjëra kryesisht negative kur jeni duke biseduar me miqtë dhe familjen, mund të jetë koha për të reflektuar mbi faktorët specifikë që ju bëjnë ta konsideroni punën tuaj negativisht. Identifikimi i asaj që shkakton emocionet tuaja negative mund t’ju ndihmojë të zgjidhni probleme si këto duke e trajtuar drejtpërdrejt çështjen.
Kualiteti i punës tuaj ka rënë gjatë kohës
Nëse vëreni se cilësia e punës suaj ka pësuar për shkak të ndjenjës së pakënaqësisë në punën tuaj, është koha t’i analizoni të gjitha cështjet që ju dërgojnë të ndiheni kështu.
Ndiheni të nënvlerësuar nga punëdhënësi ose kolegët
Ndjenja e nënvlerësimit për kontributet tuaja mund të çojë në një ulje të motivimit dhe produktivitetit, gjë që mund të ndikojë në kënaqësinë dhe moralin tuaj të përgjithshëm. Nëse mendoni se menaxherët, drejtuesit e ekipit ose kolegët tuaj po nënvlerësojnë punën që bëni çdo ditë, kërkoni komente dhe komunikoni hapur për shqetësimet tuaja.
Ndiheni të lodhur
Të ndiheni të lodhur nga puna është dicka normale, por nëse ndiheni të rraskapitur gjatë orarit osë në fund të tij, atëherë është shenjë tjetër. Flisni më punëdhënësin ose me menaxherin që ta kirjoni një strategji tjetër të punës, në mënyrë që t’I kanalizoni punët!
Ndiheni të pavend brenda kulturës së kompanisë
Nëse ndiheni sikur ende nuk përshtateni, kjo mund të çojë në ndjenjën e papërmbushjes me punën tuaj. Përpiquni t’i njihni vetëm kolegët e ekipit e jo të gjithë kompanisë! Kërkoni njohuri për projektet e punës dhe ofroni të ndihmoni me detyrat e tyre!
Ndiheni sikur nuk keni mundësi për ngritje
Shumica e profesionistëve hyjnë në karrierën e tyre me qëllime për të avancuar me kalimin e kohës. Megjithatë, nëse jeni duke punuar për një kompani që nuk ju ka ofruar mundësi për të rritur aftësitë tuaja, për t’u zhvilluar profesionalisht, për të avancuar në role të nivelit më të lartë apo edhe për të marrë promovime ose ngritje të bazuara në rritje, provoni t’i diskutoni këto lloj mundësish me menaxherin!
Puna juaj nuk po ju sfidon më
Monotonia përfundimisht çon në mungesë motivimi, gjë që mund të ndikojë në performancën dhe angazhimin tuaj të përgjithshëm në punën tuaj. Nëse mendoni se aftësitë tuaja janë mjaft të avancuara për të marrë përsipër detyra më sfiduese ose përgjegjësi më të rëndësishme, bisedoni me menaxherët tuaj!
Nuk keni balancë punë – jetë
Ekuilibri i shëndetshëm midis punës dhe shtëpisë është jashtëzakonisht i rëndësishëm për të gjetur kënaqësinë në punën dhe jetën tuaj të përditshme. Nëse vëreni çekuilibër midis punës dhe shtëpisë, mendoni për aspektet e punës suaj që po ndërpresin aftësinë tuaj për të shijuar jetën tuaj personale!