15 vjet nga tragjedia e Gërdecit, ku humbën jetën 26 persona dhe 300 të tjerë u plagosën

15 vjet nga tragjedia e Gërdecit, ku humbën jetën 26 persona dhe 300 të tjerë u plagosën

Sot bëhen 15 vjet nga tragjedia e Gërdecit, ku humbën jetën 26 persona dhe 300 të tjerë u plagosën, pas shpërthimit në një depo të demontimit të municioneve.



Si pasojë e këtij shpërthimi u patën dëmtuar edhe qindra shtëpi që ishin për rreth zonës në Gërdec.

Ngjarja e rëndë ndodhi të shtunën e 15 marsit të 2008-ës, në një “fabrikë” për demontimin e armëve në fshatin afër Vorës, pikërisht në orën 12:05 të mesditës.

Sipas vendimit të gjykatës, ish-përgjegjësi i fabrikës së armëve të demontimit, që shpërtheu më 15 mars 2008 në Gërdec, u dënua me 18 vjet burg, ish-drejtori i MEICO, Ylli Pinari po ashtu me 18 vjet burg, ndërsa administratori i fabrikës Alba-Demil, Mihal Delijorgji me 10 vjet burg.

Related Articles