176 pacientë janë duke marrë shërbime spitalore, si pasojë e COVID-19, në kuadër të Shërbimit Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës, raporton Gazeta Enigma.
Sipas raportit të fundit 24-orësh nga klinikat COVID-19, në QKUK dhe spitalet e përgjithshme, 122 prej tyre janë nën asistim të oksigjeno-terapisë dhe 15 në gjendje të rëndë shëndetësore, në kujdes intensiv mjekësor.
Ndërsa në Klinikën Infektive po trajtohen 36 pacientë.