176 pacientë me COVID po trajtohen në ShSKUK, 15 në gjendje të rëndë

176 pacientë me COVID po trajtohen në ShSKUK, 15 në gjendje të rëndë

176 pacientë janë duke marrë shërbime spitalore, si pasojë e COVID-19, në kuadër të Shërbimit Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës, raporton Gazeta Enigma.

Sipas raportit të fundit 24-orësh nga klinikat COVID-19, në QKUK dhe spitalet e përgjithshme, 122 prej tyre janë nën asistim të oksigjeno-terapisë dhe 15 në gjendje të rëndë shëndetësore, në kujdes intensiv mjekësor.

Ndërsa në Klinikën Infektive po trajtohen 36 pacientë.

Related Articles