18 pikë në kualifikime, Shqipëria e vlerëson të arritur të madhe

18 pikë në kualifikime, Shqipëria e vlerëson të arritur të madhe

Kuota e arritur prej 18 pikësh nga Kombaëtarja kuqezi në kualifikime për botëror, vlerësoht tejet pozitiv në opinionin e gjërë shqiptar, pavarsisht që Shqipria nuk arriti të siguroj as edhe barazhin, shkruan Gazeta Enigma.

Kombëtarja Shqiptare e mbylli kampanjën në vendin e tretë me rekord pikësh, por pa mundur të shkojë as në play-off.

Sokol Cikalleshi, njëri nga lojtarët meritor të këtij rrugëtimi, ka reaguar me një postim në Instagram pas përfundimit të eliminatoreve të Botërorit.

Sulmuesi kavajas shkruan se në këtë rrugëtim ka dhe çështje që i kanë ngelur “peng”, por esenciale sipas tij është të shihet përpara nga prizmi pozitiv.

Ndonëse kombëtarja kuqezi kishte në grup ekipe përfaqësuese si Andorra e San Marino, nga të cilat në katër ndeshje ka fituar 12 pikë të plota, megjithatë vlerësohet tejet pozitive paraqitja e kuqezinjëve, pasi ka arritur edhe rezultate tjera pozitive – dy fitore me kombëtaren e Hungarisë, për të arritur kuotën e plotë prej 18 pikëve të tubuara me 6 fitore, por dhe 4 disfata, nga dy prej Anglisë dhe Polonisë. /Gazeta Enigma/

Postimi i Cikalleshit:

Related Articles