18 të lënduar nga një aksident trafiku mes katër veturave në Klinë

18 persona janë lënduar nga një aksident trafiku që ka ndodhur rreth orës 19 në fshatin Grabanicë të Klinës.

Rastin për Gazetën Enigma e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për Rajonin e Pejës, Driton Rugova, i cili tha se në aksident ishin përfshirë katër vetura.

“Sot rreth orës 19:05 në fshatin Grabanicë të Klinës, ka ndodhur një aksident trafiku në mes katër veturasha ku si pasojë 18 persona kanë marrë lëndime trupore. Të lënduarit janë dërguar me autoambulanca e disa të tjerë edhe me vetura private për në spitalin rajonal të Pejës”, ka thënë Rugova./Gazeta Enigma/

Related Articles