19 vjeçari vret bashkëmoshatarin e tij në Vushtrri – Çka dihet deri më tash?

19 vjeçari vret bashkëmoshatarin e tij në Vushtrri – Çka dihet deri më tash?

Një ngjarje tragjike ndodhi mbrëmjen e së dielës në Vushtrri ku mbeti i vdekur një 19 vjeçar, raporton Gazeta Enigma.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar B.D., 19-vjeçar, si i dyshuar për vrasjen e A.Z., 19-vjeçar.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti, për Gazetën Enigma ka theksuar se në shtëpinë e të dyshuarit është realizuar bastisje ku është gjetur edhe një armë e gjatë me pesë fishekë.

“Nga hetimet e kryera në vendin e ngjarjes dhe ekzaminimet e kryera, hetuesit policor si prova materiale kanë gjetur dhe sekuestruar tri (3)gëzhoja. Hetuesit policorë kanë identifikuar dhe arrestuar të dyshuarin B. D., 19 vjeçar nga i cili është konfiskuar një armë pistoletë që dyshohet të jetë përdorur nga i dyshuari në kryerjen e veprës penale. Në shtëpinë e të dyshuarit është realizuar bastisje ku është gjetur dhe konfiskuar edhe një armë e gjatë me pesë (5) fishek.”, ka deklaruar Zahiti.

Rast ka ndodhur rreth orës 20:35 minuta në rrugën ” Galip Badivuku” në Vushtrri. / Gazeta Enigma.

Related Articles