Kurti sqaron deklaratën për kriminelët: Të tillë ka edhe në veri

Kurti sqaron deklaratën për kriminelët: Të tillë ka edhe në veri

Kryeministri Albin Kurti ka folur lidhur me deklaratën e tij për vendndodhjen e krimineleve të luftës, raporton Gazeta “Enigma”.

Duke iu përgjigjur pyetjes së Shefit të Grupit parlamentar të PDK-së, Abelard Tahir, Kurti ka thënë Serbia po e din për kë e ka pasur fjalën gjithashtu edhe Brukseli, duke shtuar se nuk po e dinë pse po lajmërohen disa në Kosovë.

LEXO EDHE: Kurti: AKP-ja do të shuhet, kanë vjedhë shumë, por nuk do të vjedhin më

“Unë besoj që kriminelë të luftës nuk ka veç në Serbi por ka edhe në veri, ka edhe në Bosnjë prandaj nuk kam folur me shtete. Unë këtu shoh një lloj paaftësie për ta bërë kritikën dhe rreziku më i madh i qeverisë sonë është mungesa e kritikës, nuk kemi rrezik tjetër. Kemi problem të madh me ju sepse jeni të paaftë me bo kritikë. Më lejoni ta shprehi ndihmën time për bashkëpunim edhe në këtë drejtim. Jam i gatshëm t’u jap ide. Unë nuk bëj ofertë pa kërkesë. Por prandaj unë ofroj bashkëpunimin tim që të kërkoni ide për të ma bërë mua kritikën. Me të vërtetë në muajt edhe vitet në vijim rreziku me i madh i qeverisë sime do të jetë mungesa e kritikës”, ka thënë ai./Gazeta Enigma.

Related Articles