Ky është vendimi i fundit i Gjykatës ndaj dy të dyshuarve për vrasjen e 18-vjeçares në Ferizaj

Ky është vendimi i fundit i Gjykatës ndaj dy të dyshuarve për vrasjen e 18-vjeçares në Ferizaj

Gjykata Themelore në Ferizaj e ka vazhduar masën e paraburgimit edhe për dy muaj ndaj dy të dushuarve për vrasjen e 18-vjeçares M.O në Ferizaj.

Lajmin për vazhdimin e masës së paraburgimit për dy të akuzuarit e kanë konfirmuar për “Betimi për Drejtësi”, nga zyra për informim në Gjykatën Themelore në Ferizaj, derisa theksohet se rasti vazhdon të jetë në procedurë hetimore.

I akuzuari, Dardan Krivaqa ishte arrestuar më 25 gusht 2021, pasi që sipas Prokurorisë Themelore në Ferizaj, vdekja e 18-vjeçares dyshohet se kishte ardhur pasi ajo ishte keqtrajtuar fizikisht dhe kishte pësuar lëndime të rënda, nga i njëjti.

Ndërsa, i akuzuari tjetër, Arbër Sejdiu ishte arrestuar më 24 gusht 2021, pasi që sipas Prokurorisë Themelore në Ferizaj, i dyshuari Sejdiu kishte marrë pjesë në ushtrimin e dhunës fizike dhe psiqike ndaj tani të ndjerës M.O.

Ndryshe, i pandehuri Krivaqa dyshohet se më 22 gusht 2021, në Ferizaj, në banesën e tij, me dashje, në mënyrë mizore për motive të ulëta, një natë përpara kishte ushtruar fillimisht dhunë psikike, pastaj edhe dhunën fizike, e cila kishte vazhduar edhe ditën kritike, derisa e ndjera kishte ndërruar jetë.

Tutje, siç thuhet në kërkesë, i pandehuri Sejdiu kishte qenë i pranishëm gjatë gjithë kohës dhe kishte kontribuar në mënyrë të drejtpërdrejtë në kryerjen e veprës penale gjegjësisht vdekjen e të ndjerës, dhe më pas të njëjtën e kishin dërguar dhe lënë në Spitalin e Përgjithshëm në Ferizaj, pa shenja jete, ndërsa dy të pandehurit kishin ikur në drejtim të panjohur. /Gazeta Enigma/.

Related Articles