Zyrtare: Lajçak dhe Escobar javën e ardhshme vizitojnë Kosovën e Serbinë

Zyrtare: Lajçak dhe Escobar javën e ardhshme vizitojnë Kosovën e Serbinë

Zëvendës Ndihmës Sekretari amerikan i Shtetit për Evropën Jugore dhe Qendrore, Gabriel Escobar së bashku me emisarin special të Bashkimit Evropian së shpejti do ta vizitojnë Kosovën, raporton Gazeta “Enigma”.

Këtë e ka konfirmuar të martën, kreu i diplomacisë evropiane, Josep Borell.

Dy emisarët, do të vijnë me qëllimin për të rinisur dialogun e Brukselit.

Burime jo zyrtare të Gazetës “Enigma”, thonë vizita në Prishtinë do ndodhë më 31 janar.

“Ata po vijnë me qëllim që të punojnë në takime me liderët politikë për ta vazhduar dialogun”, ka thënë sot Borell në një konferencë për media.

Borell gjithashtu tha se Kosova dhe Serbia duhet të vazhdojnë dialogun duke respektuar marrëveshjet e nënshkruara.

“Ne e mirëpresim gatishmërin e Serbisë për t’u angazhuar në dialog. Nevojitet që të bëhet përparim i shpejt në procesin e normalizimit, në kuptimin e zbatimit të marrëveshjeve të kaluara dhe në lëvizjen përpara për marrëveshjen gjithëpërfshirëse ligjërisht të obligueshme. Ne presim nga Kosova dhe Serbia që të bëjnë progres në detyrimet e tyre të dialogut”, ka thënë Borell. / Gazeta Enigma.

Related Articles