Ekipi U19 i FC 2 Korrikut ka vazhduar me fitore maratonën në ‘Youth League’ të Ligës së Kampionëve, duke e mposhtur 2-1 skuadrën nga Dublini, UC Dublin.
Lojtarët kosovarë e siguruan këtë fitore në raundin e dytë kualifikues, me Lis Berishën që realizoi të dy golat e ndeshjes.
Ata më herët arritën ta sigurojnë kalimin në rrethin e dytë kur e mposhtën Bylisin e Ballshit.
Kjo është hera e parë që kampioni i Kosovës i grupmoshës nën 19-vjeç merr pjesë në këtë garë. /Gazeta Enigma