20 mjekë ikin nga Kosova gjatë muajit mars (VIDEO)

20 mjekë ikin nga Kosova gjatë muajit mars (VIDEO)

Për një muaj mbi 20 mjekë u larguan nga spitalet e Kosovës, e kjo gjendje po cilësohet mjaft shqetësuese nga ekspertët.

Kryetari i Odës së Mjekëve të Kosovës, Pleurat Sejdiu, ka thënë se janë duke mbetur pa mjekë, teksa shtoi se brenda 10 vjetëve spitalet në vend mund të fillojnë të mbyllen.

“Për 10 vjet  1 mijë e 300 mjekë do të pensionohen. Ne kemi një sistem që nuk ofron kushte të mjaftueshme për punën e mirëfilltë të mjekëve dhe sigurinë në punën e tyre”, është shprehur Sejdiu.

Derisa deputeti i AAK-së, Shemsedin Dreshaj thotë se këto emigrime vinë si pasojë e pagës së ulët.

E për çështjen e paga zgjidhje po kërkon ish ministër i shëndetësisë, Armend Zemaj.

“Nuk e dimë sa është duke u punuar sa i përket Ligjit të pagave, por e dimë se nuk është duke u bërë asgjë në kuptimin e asaj që nuk ka as diskutim publik”.

“Ajo çka kemi parë vitin e kaluar në strategjinë legjislative është dëshmuar se nuk është përfunduar dhe nuk është arritur as të niset një procedurë e tillë”, ka thënë ai.

Në dy muajt e fundit, 48 mjekë larguar nga Kosova./Gazeta Enigma/

Related Articles