21 raportime për keqpërdorime gjatë procesit zgjedhor, hapen tre raste në prokurori, një edhe në Junik

21 raportime për keqpërdorime gjatë procesit zgjedhor, hapen tre raste në prokurori, një edhe në Junik

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se deri tani kanë pranuar rreth 21 informacione të ndryshme të cilat lidhen me ndërhyrje në votim, fotografim të votimeve, fjalosje në qendër të votimit, blerja e votës e raportime për keqpërdorime tjera gjatë votimeve.

Sipas policisë, me vendim të prokurorëve, janë hapur tri raste.

Policia ka bërë të ditur se ka hapur një rast edhe në Junik për pengim të procesit të votimit.

Njoftimi i plotë:

Policia e Kosovës, përmes hartimit të urdhrit operativ policor, me kohë ka bërë të gjitha përgatitjet dhe planifikimet e saja policore lidhur me mbarëvajtjen e procesit zgjedhor balotazhi 2021.

Me qëllim të ofrimit të sigurisë dhe mbarëvajtjes së procesit zgjedhor janë bashkërenduar dhe koordinuar aktivitetet e përbashkëta me Prokurorinë e Shtetit dhe Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, përderisa në aspektin policor janë angazhuar  një numër i mjaftueshëm i zyrtarëve policorë të profileve të ndryshme, që iu përkasin  njësiteve të ndryshme brenda Policisë së Kosovës.

Bazuar në informacionet e deritanishme të siguruara nga të gjitha drejtoritë rajonale të  Policisë së Kosovës, deri më tani janë  pranuar rreth njëzet e një (21) informacione të ndryshme, të cilat përmbajnë kryesisht raportime rreth; ndërhyrje në votim (1), fotografim të votimit (5),  fjalosje në qendër të votimit (1),  grumbullim të personave në afërsi të qendrave të votimit (7), blerje e votës (2), kanosje (1), bezdisje e qytetareve (1),  falsifikim i dokumentit të  bexhit (1), person i dehur në qendër të votimit (1) dhe mosmarrëveshje në qendër të votimit (1) informatë. /Gazeta “Enigma”/

Related Articles