22 mijë e 486 vaksina të administruara në 24 orët e fundit

22 mijë e 486 vaksina të administruara në 24 orët e fundit

Përderisa numri i të infektuarve vazhdon të rritet dita-ditës, poashtu edhe ai i vaksinimeve është në të njëjtën linjë, raporton Gazeta Enigma.

Vetëm në 24 orët e fundit janë administruar 22 mijë e 486 sosh, duke e dërguar në 234 mijë e 731 numrin e personave që i kanë pranuar të dyja dozat dhe në 431 mijë e 967 të atyre që kanë marrë të paktën njërën dozë.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 687.553 doza të vaksinës.

Nga 12.666 testime, 2.279 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 8 raste të vdekjes.

Sot janë shëruar 325 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 107.025.

Në total numri i rasteve aktive është 18.287./Gazeta Enigma/

Related Articles