Policia e Kosovës, Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjakovë, bazuar në autorizimin e Prokurorisë Themelore në Gjakovë për publikimin e fotografisë të personit të dyshuar në rast kërkon bashkëpunimin e qytetarëve për arrestimin e Florian Ruzhdi Fila, i dyshuar për dhunim.
Florian Ruzhi, 22-vjeçar nga Gjakova është duke u përndjekur nga Policia, derisa këta të fundit kërkojnë nga qytetarët që kushdo që ka informacione për vendodhjen e tij të lajmërohet në institucionin përkatës.
“Lidhur me rastin “Dhunim” pranë Sektorit Rajonal të Hetimeve në Drejtorinë Rajonale të Policisë-Gjakovë janë duke u zhvilluar hetime intensive ku gjatë veprimeve hetimore është identifikuar i dyshuari i lartcekur”.
“Në lidhje me rastin nuk është arritur të sigurohet prezenca e personit në fjalë edhe përkundër angazhimeve të shumta hetimore dhe operative nga ana e Sektorit Rajonal për Hetime dhe njësiteve tjera në kuadër të Drejtorisë Rajonale të Policisë-Gjakovë”.
“Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të dyshuar të paraqitur në fotografinë e bashkangjitur, të lajmërojnë Policinë e Kosovës apo stacionin më të afërt policor”.