Në mbrëmjen e së martën, Policia ka njoftuar se Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj është kërcënuar raporton Gazeta “Enigma”.
Ai, ka marrë mesazhe kërcënuese nga dy persona të dyshuar.
Këtë ka konfirmuar zëdhënësi i policisë së Prizrenit, toger Shaqir Bytyqi.
“Po dje kryetari i Prizrenit Shaqir Totaj ka raportuar se është kërcënuar nga dy persona përmes mesazheve. Ndërsa, rasti ka ndodhur për një pronë që e pengon rrugën tranzit”, ka thënë Bytyqi.
Sipas tij, dy personat e arrestuar janë arrestuar dhe janë intervistuar.
Me vendim të prokurorit që të dy janë ndaluar në mbajtje për 48 orë./Gazeta Enigma.