23 medalje kanë fituar xhudistët e Kosovës brenda 10 viteve në Evropiane

23 medalje kanë fituar xhudistët e Kosovës brenda 10 viteve në Evropiane

Xhudo vazhdon të mbetet sporti që i dhuron Kosovës më së shumti suksese.

Shumë medalje të arta, argjendta e të bronzta kanë ardhur në Kosovë nga kampionate madhore.

Që nga viti 2013 kur Federata e Xhudos së Kosovës është pranuar zyrtarisht, shumë medalje janë fituar nga xhudistët kosovarë.

Kosova ka fituar në total 23 medalje, vetëm në Kampionate Evropiane të xhudos.

Nga 23 medaljet e fituara në Evropiane, shtatë prej tyre janë të arta, katër të argjendta dhe 12 të bronzta.

Edhe në kampionatin e fundit evropian, e mbajtur në Montpellier të Francës, xhudistët kosovarë u rikthyen në vend me medalje.

Related Articles