Ngjarja e mbrëmshme ku mbeti i vrarë një 23 vjeçar ka tronditur Klinën, shkruan Gazeta Enigma.
Perveç vrasjes së një personi, mbetën të plagosur edhe dy të tjerë, derisa Policia e Kosovës doli menjëherë në vendin e ngjarjes pasi u njoftuar për të shtënat me armë zjarri.
LEXO EDHE: Ky është 23 vjeçari që u vra sonte në Klinë
Vrasj u konfirmuar për Gazetën Enigma nga zëdhënësi i Policisë, Fadil Gashi.
“Në 20:43 minuta policia është njoftuar se ka të shtëna me armë zjarri dhe dyshohet për të plagosur. Me të arritur në vend të ngjarjes, është konstatu se dy persona janë të lënduar”.
“Janë dërguar në Qendrën e mjekësisë familjare pastaj janë dërguar në emergjencën e Pejës. Pas pak kohe, mjeku kujdestar e ka konfirmuar vdekjen e njërës viktimë”, tha zëdhënësi i Policisë së Kosovës në Pejë.
Ndërsa, lidhur me rastin policia njoftoi se tre persona janë arrestuar, kurse dy të tjerë janë shoqëruar në stacionin e Policisë.
LEXO EDHE: Ky është personi që dyshohet se vrau sonte kosovarin 23 vjeç
“Tre persona janë arrestuar që dyshohet se janë të involvuar në rast dhe dy të tjerë janë shoqëruar”, thanë në përgjigjen e tyre.
Prokuroria Themelore në Pejë ka thënë se dy prokurorë të shtetit nga Departamenti i Krimeve të Rënda të Pejës kanë dalë në vendin e ngjarjes.
“Nje person ka humbur jeten si pasoje e te shtenave me arme zjarri dhe jane plagosur dy persona. Ne vendin e ngjarjes kane dal dy prokuror te shtetit nga Deparamentit te Krimeve te Renda ne Prokurorine Themelore te Pejes dhe Policia e Kosoves”, tha zëdhënësi i Prokrurorisë në Pejë, Shkodran Nikçi.