Në 24 orët e fundit në Kosovë janë regjistruar edhe 24 viktima si pasojë e COVID-19, raporton Gazeta “Enigma”
Përgjatë kësaj kohe sipas MSH-së, janë identifikuar edhe 890 raste të reja të infektuara me këtë virus.
Njoftimi i Ministrisë së Shëndetësisë:
05 Shtator 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:
Në 24 orët e fundit janë dhënë 19.526 doza të vaksinës kundër COVID-19.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 922.623 doza të vaksinës.
Deri më sot 307.467 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
Nga 10.614 testime, 890 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.
Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 24 raste të vdekjes.
Sot janë shëruar 1.712 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 123.852.
Në total numri i rasteve aktive është 26.688.
Të dhënat e detajuara mund të i gjeni në linkun:https://datastudio.google.com/…/2e546d77…/page/MT0qBMbani maskat!Respektoni distancën!Mbani higjienën!