Mbrëmë rreth orës 23:00 një ngjarje e rëndë ka ndodhur në lagjen “Dardania 3” në qytetin e Pejës, ku një person ka vdekur si pasojë e rrymës elektrike.
Burimet njoftojnë se i ndjeri 27 vjeç ka qenë duke punuar me vinç në kohën kur ka ndodhur rasti.
Siç mësohet, ai ka qenë duke i vendosur disa shtylla të betonit dhe më pas njëra shtyllë i ka prekur telat e rrymës, të cilët e kanë përçuar rrymën deri te i riu, duke e lënë atë të vdekur.
I ndjeri ka qenë bashkë me vëllain e tij, i cili ka marrë lëndime trupore por ende nuk dihet shkalla e lëndimit të tij.
Rastin e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Fadil Gashi, i cili tha se do të dalin me detaje pak më vonë.
Gashi tha se i ndjeri është dërguar në spital, ku mjekët e kanë konstatuar vdekjen e tij.