Ekipet e shpëtimit të shërbimeve të urgjencës shtetërore të Kharkiv dolën 33 herë gjatë ditës së kaluar për të eliminuar zjarret, 27 prej të cilave u shkaktuan nga granatimet ruse.
Kështu njoftoi shërbimi për shtyp i Shërbimit Shtetëror të Emergjencave në rajonin e Kharkiv.
Zjarret u shkaktuan në ndërtesa të larta banimi, shtëpi private, garazhe dhe makina, si dhe në objekte tregtare, shkruan Aljazeera.
Njësitë piroteknike u thirrën 83 herë për të pastruar municionet dhe objektet e tjera shpërthyese, shtoi shërbimi i shtypit.