Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku ka reaguar për situatën alarmante me COVID-19 në Kosovë, ku vetëm sot kishim 28 viktima.
Çitaku në një postim në Facebook ka thënë se institucionet e vendit janë futur në një heshtje zhurmuese.
Ajo tutje ka shtuar se kjo gjendje nuk guxon të normalizohet.
“Njëzet e tetë jetë të humbura sot. Qindra të infektuar. E në anën tjeter heshtje zhurmuese nga ana e Institucioneve. Kjo gjendje nuk duhet të normalizohet”, ka shkruar Çitaku.
Postimi i plotë: