Në mbledhjen e Kryesisë së Kuvendit, është caktuar që më 5 mars të mbahet seancë solemne, me rastin e 28-vjetorit të Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Kjo u bë e ditur pas mbledhjes, nga kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu.
Ndërkohë, para 5 marsit, më 4 mars do të jetë afati i fundit i zgjedhjes së Presidentit të ri.
Nëse kjo gjë nuk arrihet, Kuvendi mund të shpërndahet pikërisht më 4 mars.
