30 ditë paraburgim për shoferin që shkaktoi aksidentin në Kroaci

30 ditë paraburgim për shoferin që shkaktoi aksidentin në Kroaci

Sot në orën 9 të mëngjesit ka filluar seanca dëgjimore ndaj shoferit i cili dyshohet për shkaktimin e aksidentit të tmerrshëm në Brod të Kroacisë, ku humbën jetën 10 dhe u lënduan 45 udhëtarë të tjerë, raporton Gazeta “Enigma”.

Me qëllim që të zhvillohen hetimet rreth këtij aksidenti, prokurori kishte kërkuar masën paraprake, pra paraburgim prej 30 ditësh.

Pas përfundimit të shqyrtimit të rastit në gjykatë, gjykatësi e aprovoi kërkesën e prokurorisë dhe i caktoi shoferit masën e paraburgimit prej 30 ditësh.

Related Articles